UBT News

Presidenti Zelensky vizitoi qytetin Bucha

TOPSHOT - President Volodymyr Zelensky (C) walks in the town of Bucha, just northwest of the Ukrainian capital Kyiv on April 4, 2022. - Ukraine's President Volodymyr Zelensky said on April 3, 2022 the Russian leadership was responsible for civilian killings in Bucha, outside Kyiv, where bodies were found lying in the street after the town was retaken by the Ukrainian army. (Photo by RONALDO SCHEMIDT / AFP) (Photo by RONALDO SCHEMIDT/AFP via Getty Images)

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky vizitoi qytetin Bucha, pasi fotografitë e trupave të civilëve të shpërndarë nëpër rrugë ngjallën reagim ndërkombëtar. Ai iu drejtua kamerave shkurtimisht, duke thënë se ishte “shumë e vështirë” për Ukrainën të negocionte me Rusinë pas mizorive të kryera nga forcat ruse në Bucha.

Zelensky tha se mizoritë e kryera në qytet karakterizojnë “natyrën e ushtrisë ruse” dhe shtoi se ata “i trajtojnë njerëzit më keq se kafshët”.

“Është shumë e vështirë të negociosh kur e sheh se çfarë kanë bërë këtu”, deklaroi presidenti.

Ai shtoi se nëse Rusia vazhdon të sillet kështu, situata do të përkeqësohet edhe më tej./UBTNews/

Exit mobile version