UBT News

Presidenti Zelensky dënon sulmin ajror në spitalin e Mariupolit: Fëmijët tanë janë nën rrënoja!

“Goditje e drejtpërdrejtë e trupave ruse në repartin e Gjinekologjisë! Njerëzit, fëmijët janë nën rrënoja, mizori! Edhe sa kohë do të jetë bota një bashkëpunëtore që injoron terrorin?” shkroi Zelensky në llogarinë e tij në Telegram.

Presidenti përsëri e drejtoi zemërimin e tij ndaj NATO-s për refuzimin e shpalljes së zonës së ndalim-fluturimit mbi Ukrainë, duke thënë “Mbyllni qiellin tani! Ndaloni vrasjet! Ju keni fuqi, por duket se po e humbni njerëzimin”, tha Zelensky./UBTNews/

Exit mobile version