UBT News

Presidenti ukrainas thotë se ka diskutuar nevojën për mbështetje financiare me Georgieva-n e FMN-së

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha të hënën se ai ka diskutuar rreth nevojës për mbështetje financiare për ekonominë e Ukrainës me Drejtoreshën Menaxhuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva.

“FMN është partneri ynë i rëndësishëm. Ne mezi presim një punë të mëtejshme të frytshme të përbashkët në ruajtjen e stabilitetit financiar të Ukrainës”, shkroi Zelensky në Twitter./UBTNews/

Exit mobile version