Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha të hënën se ai ka diskutuar rreth nevojës për mbështetje financiare për ekonominë e Ukrainës me Drejtoreshën Menaxhuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva.
“FMN është partneri ynë i rëndësishëm. Ne mezi presim një punë të mëtejshme të frytshme të përbashkët në ruajtjen e stabilitetit financiar të Ukrainës”, shkroi Zelensky në Twitter./UBTNews/