Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përmes një postimi në Twitter njoftoi se forcat ruse po përpiqen të marrin kontrollin e termocentralit bërthamor të Çernobilit.
“Forcat pushtuese ruse po përpiqen të marrin Çernobilit, Centralin Bërthamor. Mbrojtësit tanë po sakrifikojnë jetën e tyre që tragjedia e vitit 1986 të mos përsëritet. Kjo është deklaratë lufte ndaj tërë Evropës”, shkroi presidenti ukrainas.
Ministria e Jashtme e Ukrainës postoi në Twitter se sulmi rus në Ukrainë mund të “shkaktojë një tjetër fatkeqësi ekologjike”.
“Në vitin 1986, bota pa fatkeqësinë më të madhe teknologjike në Çernobil”, ka shkruar ministria në Twitter./UBTNews/