UBT News

Presidenti ukrainas paralajmëron luftë me Rusinë

Nga Yalta ku ndodhet në samitin e Strategjisë Evropiane, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se një luftë e gjithanshme me Rusinë fqinje ishte e mundshme dhe se ai donte të kishte një takim thelbësor me presidentin rus Vladimir Putin.

I pyetur nëse mund të ketë vërtet luftë me Rusinë, e cila kapi Gadishullin e Krimesë nga Ukraina në vitin 2014 dhe mbështet separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës, Zelenskiy tha: “Unë mendoj se mund të ketë. Është gjëja më e keqe që mund të ndodhë, por për fat të keq ekziston kjo mundësi” shtoi ai.

Sipas Kievit, konflikti në Ukrainën lindore ka vrarë 14,000 njerëz që nga viti 2014, raporton A2

Zelenskiy tha se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara ishin përmirësuar, por ankohej për faktin se Ukraina nuk kishte marrë një përgjigje të qartë për kërkesën e saj për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s, një veprim që do të zemëronte me siguri Moskën.

Ai tha se një refuzim për të pranuar Ukrainën do të dobësonte NATO –n, duke luajtur në duart e Rusisë.

Tensionet midis Kievit dhe Moskës u rritën në fillim të këtij viti kur luftimet në Ukrainën lindore u intensifikuan dhe Rusia mblodhi më shumë trupa pranë kufirit.

Moska akuzoi Ukrainën për humbjen e interesit për bisedimet e paqes, ndërsa Zelenskiy kërkon një takim me Putinin në zonën e konfliktit.

Exit mobile version