UBT News

Presidenti ukrainas: Nuk dorëzohemi

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se forcat ruse e rrethuan Kievin, por Ukraina nuk do të kapitullojë.

“Mos u besoni lajmeve të rreme”, tha Zelensky në një video të postuar në llogarinë e tij në Twitter mëngjesin e së shtunës.

“Unë jam këtu, nuk i dorëzojmë armët, do ta mbrojmë vendin tonë, të vërtetën, tokën, fëmijët tanë… Të gjitha këto do t’i mbrojmë”, tha ai, teksa qëndronte pranë Zyrës presidenciale në qendër të Kievit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ofruan ndihmë Zelenskyt të evakuohet nga Ukraina, raportojnë mediat amerikane. Por presidenti ukrainas e refuzoi ndihmën, duke thënë se “lufta është këtu. Unë kam nevojë për municion, jo për t’u larguar”, raporton Associated Press./UBTNews/

Exit mobile version