UBT News

Presidenti ukrainas fton në vizitë presidentin kinez

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ftoi për vizitë në Ukrainë liderin kinez, Xi Jinping, në një intervistë për Associated Press që u publikua të mërkurën.

“Ne jemi të gatshëm të takohemi me të. Dua të flasë me të. Kisha kontakte me të para se të eskalonte lufta. Por përgjatë këtij viti, më shumë se një vit, nuk kisha kontakte me të”, deklaroi Zelensky.

Xi dhe presidenti rus, Vladimir Putin janë aleatë të afërt dhe i kanë fuqizuar lidhjet ekonomike dhe politike qëkur Moska e pushtoi Ukrainën vitin e kaluar./UBTNews/

Exit mobile version