UBT News

Presidenti ukrainas flet sot në Konferencën e Mynihut

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të flas sot në Konferencën e Sigurisë në Mynih, lidhur me sulmin e paralajmëruar rus ndaj vendit të tij.

Zelensky do të jetë folësi kryesor i ditës së dytë të forumit më të madh global në fushën e sigurisë, ndërsa prania e tij do të jetë virtuale, e moderuese e sesionit që flet për kërcënimin ndaj Ukrainës dhe Evropës, do të jetë gazetarja e njohur Christiane Amanpour, njofton Klankosova.tv.

Ndërkohë, gjatë kësaj të shtune nën moderimin e kryesuesit të MSC, Wolfgang Ischinger, do të flasin në paraqitje të ndara edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, zv/presidentja amerikane, Camala Harris, kryeministri britanik, Boris Johnson, kryeministri i jashtëm gjerman, Olaf Scholz,  Wang Yi, ministry i jashtëm i Kinës, dhe të tjera personalitete me peshë për sigurinë në botë.

Exit mobile version