UBT News

Presidenti ukrainas fajëson Rusinë për krizën globale ushqimore

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka fajësuar Rusinë për rritjen e çmimeve të ushqimit, pasi dënoi bllokadën e porteve të Ukrainës nga Moska.

Gjatë një fjalimi drejtuar Bashkimit Afrikan, presidenti i Ukrainës tha: “Nëse nuk do të kishte luftë në Ukrainë, njerëzit në Afrikë, në Azi dhe kudo tjetër në botë nuk do të vuanin nga rritja katastrofike e çmimeve të ushqimeve”.

Negociatat mes Ukrainës dhe Rusisë kanë ngecur lidhur me hapjen e korridoreve të sigurta për eksportet e grurit, por ka pak përparim në bisedime.

Zelensky tha se kriza e ushqimit do të vazhdojë “bashkë me luftën kolonizuese”. Ai shtoi se duhen reforma në Kombet e Bashkuara në mënyrë që të dëgjohen plotësisht edhe interesat e afrikanëve./UBTNews/

Exit mobile version