Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se ai dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz diskutuan situatën në vijën e parë të luftës së Ukrainës me Rusinë të martën dhe gjithashtu mundësinë e rritjes së presionit të sanksioneve ndaj Moskës.
“Kam zhvilluar bisedime produktive me Olaf Scholz. Diskutuam situatën në vijën e parë, presionin e mëtejshëm ndaj Rusisë, rritjen e sanksioneve, perspektivat e paqes”, shkroi Zelensky në Twitter.
Zelensky tha se Gjermania e mbështet Ukrainën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian./UBTNews/