Mariupoli ka qenë objektiv i sulmeve të vazhdueshme nga forcat ruse për shkak të pozicionit të tij strategjik përgjatë kufirit jugor të Ukrainës, përcjell UBT News.
Prej javësh tashmë, qyteti është granatuar pothuajse pa dallim. Një raport i Human Rights Watch i lëshuar të hënën e përshkroi qytetin si “një peizazh ferri i ngrirë i mbushur me trupa të vdekur dhe ndërtesa të shkatërruara”.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se rreth një e katërta e popullsisë apo 100,000 njerëz – janë ende të bllokuar në qytet e që po trajtohen siç thotë ai në kushte çnjerëzore.
Ai përshkroi tmerrin e duruar nga banorët.
“Pa ushqim. Pa ujë. Pa ilaç. Nën granatimet e vazhdueshme, nën bombardimet e vazhdueshme”, përshkroi Zelensky.
Zelensky tha gjithashtu se zyrtarët dhe aleatët ukrainas po bënin më të mirën e tyre për të sjellë ndihma në qytet, shkruan BBC.