Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka arritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, në Tiranë, ku me një ceremoni zyrtare është pritur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Aty kanë dal edhe dhjetëra përkrahës të tij, të cilët sipas mediave janë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut.
Pas kësaj ceremonie të pritjes, Erdogan dhe Rama janë nisur për ceremoninë e përurimit të 524 banesave të ndërtuara pas tërmetit në Laç.
Po ashtu, do të zhvillohet ceremonia e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e presidentit të Turqisë.
Ndërsa në orën 13:00 do të zhvillohet takimi midis presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Në orën 15:00 do të zhvillohet nënshkrimi i marrëveshjeve dhe konferenca e përbashkët për shtyp, në 16:00 do të jetë ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut.
Në orën 17:00 presidenti i Turqisë do të përshëndesë Kuvendin e Shqipërisë. Në 18:00 do të jetë nisja drejt aeroportit të Rinasit.