UBT News

Presidenti turk Erdogan kërkon mbështetjen e BE-së për kthimin e refugjatëve sirianë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i kërkoi BE-së të mbështesë kthimin e refugjatëve sirianë që ikën gjatë luftës civile 13-vjeçare të vendit.

Gjatë një konference për shtyp me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ai bëri thirrje për një administratë gjithëpërfshirëse në Siri dhe përjashtoi çdo rol të grupeve “terroriste” në rajon.

Ne kemi parë se jemi dakord për krijimin e një administrate gjithëpërfshirëse në Siri,” tha Erdogan.

Shtetet perëndimore po hapin gradualisht kanale për autoritetet e reja në Damask të udhëhequra nga grupi islamik Hayat Tahrir al-Sham (HTS), megjithëse ata vazhdojnë ta cilësojnë atë si një grup terrorist.

Erdogan tha se nuk kishte vend për organizatat terroriste në rajon, duke iu referuar veçanërisht Shtetit Islamik dhe grupeve militante kurde. Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan ka theksuar më parë rëndësinë e një procesi tranzicioni gjithëpërfshirës në Siri.

Erdogan gjithashtu i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të mbështesë kthimin në shtëpi të sirianëve që ikën nga lufta, miliona prej tyre në Turqi.

Ne presim që Bashkimi Evropian të mbështesë kthimet në Siri,” tha ai.

Exit mobile version