UBT News

Presidenti turk do të vizitojë provincat Adiyaman dhe Malatya

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan pritet të vizitojë provincat Adiyaman dhe Malatya të premten për të inspektuar zonat e prekura nga tërmeti i së hënës, njoftoi media shtetërore TRT Haber.

Provincat ndodhen në jug të vendit dhe në veri të Gaziantepit, epiqendra e tërmetit me magnitudë 7.8 ballë.

Më shumë se 21 mijë njerëz kanë vdekur si pasojë e tërmetit në Turqi dhe Siri, dhe punonjësit e shpëtimit po punojnë për të tërhequr të mbijetuarit nga rrënojat.

Të paktën 78 mijë e 124 njerëz u plagosën në të dy vendet./UBTNews/

Exit mobile version