UBT News

Presidenti rus nesër do ta marrë dozën e parë të vaksinës antiCOVID

Russian President Vladimir Putin meets with members of the public of Crimea via a video link in Moscow on March 18, 2021. (Photo by Alexey DRUZHININ / SPUTNIK / AFP)

Presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi se nesër do ta marrë dozën e parë të vaksinës antiCOVID, disa muaj pas fillimit të fushatës së vaksinimit në Rusi.

Kundërshtarët e tij e kanë kritikuar Putinin që ende s’e ka marrë vaksinën antiCOVID, duke argumentuar se ngurrimi i tij po nxit hezitimin tashmë në masë të madhe për vaksinën.

Rusia, një vend ku vetëm 4.3% e popullsisë me 146 milionë banorë kanë marrë të paktën dozën e parë, qëndron larg vendeve të tjera me shkallën e vaksinimit.

Putin e dha këtë lajm të hënën, mirëpo nuk specifikoi se cilën vaksinë prej tri vaksinave që u aprovuan për përdorim do ta marrë.

Sipas presidentit rus, 6.3 milionë njerëz në Rusi kanë marrë së paku një dozë, ndërsa 4.3 milionë kanë marrë të dy dozat./UBTNews

Exit mobile version