Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, i ka kërkuar Bashkimit Evropian që t’i japë Ukrainës statusin e kandidatit, duke shtuar se ky vendim është thirrja e duhur.
“Për mendimin tim, statusi i kandidatit duhet të i jepet [Ukrainës] sa më shpejt që të jetë e mundur, është një zgjidhje korrekte nga perspektiva morale, ekonomike dhe ajo e sigurisë”, tha Iohannis pas bisedimeve me presidentin Macron në Rumani.
Sipas tij, një vendim lidhur me këtë çështje mund të merret deri në fund të qershorit.
Kujtojmë se para deklaratës së presidentit rumun, presidenti francez ka ashpërsuar deklaratat e tij ndaj Rusisë, gjatë vizitës në bazën ushtarake në Rumani.
“Ne do të bëjmë gjithçka për të ndalur forcat ruse, për të ndihmuar ukrainasit dhe ushtrinë e tyre dhe të vazhdojmë të negociojmë”, u tha ai trupave franceze dhe të NATO-s./UBTNews/