UBT News

Presidenti polak mbërrin në Kiev

Presidenti polak, Andrzej Duda ka mbërritur në Kiev për të diskutuar mbështetjen e mëtejshme për Ukrainën.

Gjatë kësaj vizite, Duda do të diskutojë rreth mbështetjes ushtarake me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe delegacionet, ndërsa forcat ruse po vazhdojnë me ofensivën e tyre lindore.

Shefi i zyrës së presidentit Duda, Pawel Szrot, tha: “Vizita do të përfshijë një takim me presidentin Zelensky dhe bisedime për mbështetjen ushtarake dhe mbrojtjen e Ukrainës në kuptimin ekonomik, humanitar dhe politik”./UBTNews/

Exit mobile version