Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka marrë një urim special për ditëlindja nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, me të cilin po marrin pjesë në Samitin e presidentëve të rajonit në Bërdo të Sllovenisë.
“Edhe 100 pranvera të tjera për Vjosën sot në ditëlindjen e saj!”, ka shkruar Meta në një postim në Facebook. Ai ka posur një selfie me Presidentin Osmani, të bërë në Bërdo të Sllovenisë atje ku po mbahet takimi i presidentëve të rajonit, e ku e para e shtetit të Kosovës ia ka thënë në sy Vuçiqit se – “krimet e kryera nga regjimi i Millosheviqit janë krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid”./UBTNEWS