Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas do të takohet me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken të premten, konfirmoi një zyrtar i Organizatës për Çlirimin e Palestinës të enjten.
Abbas është president i Autoritetit Palestinez në Bregun Perëndimor, që humbi kontrollin e Gazës nga rivali i tij Hamas në vitin 2007.
Në një postim në “X”, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Ekzekutiv të PLO-së, Hussein al-Sheikh, tha se takimi do të pasojë bisedimet mes Abbasit dhe Mbretit Abdullah II të Jordanisë në Aman./UBTNews/