Presidenti malazez, Milo Gjukanoviq rezultoi pozitiv në testin e koronavirusit, njoftoi zyra e tij.
“Kreu i shtetit, 59-vjeçar, shfaq vetëm simptoma të lehta dhe po i kryen detyrat e tij zyrtare në izolim në shtëpi”, thuhet në deklaratë.
Gjukanoviq anuloi një takim me kryetarin e parlamentit turk, Mustafa Sentop në Podgoricë, për shkak se kishte pasur kontakt me një person të infektuar me koronavirus.