Vendet e BE-së nuk duhet të lejojnë që një perde e re e hekurt të bjerë në të gjithë kontinentin, tha presidenti francez Emmanuel Macron për radion France Inter.
Ai më pas shtoi se ishte shumë e rëndësishme të merren parasysh pikëpamjet e ndryshme brenda bllokut ndaj Rusisë dhe luftës në Ukrainë.
“Perde e Hekurt” ishte një shprehje e përdorur për të përshkruar ndarjen fizike, ideologjike dhe ushtarake të Evropës midis shteteve kapitaliste perëndimore dhe jugore dhe vendeve lindore komuniste të dominuara nga sovjetikët gjatë Luftës së Ftohtë , 1945-1991.
Komentet e tij ai i bëri pasi foli për ‘rivlerësimin’ e pagave të mësuesve në vend, ku shtoi se do të ketë një rritje prej 10 për qind.
Në ditën e fundit të fushatës zyrtare, të premten, Macron konfirmoi se propozimi i tij nuk ishte më i lidhur me realizimin e “misioneve të reja”./UBTNews/