Presidenti francez Emmanuel Macron ka paditur një pronar tabelash që e përshkruan atë si Adolf Hitler, gjatë protestave ndaj kufizimeve të COVID-19.
Michel-Ange Flori, i cili zotëron rreth 400 tabela në pjesën jugore të Var-it, shkroi në Twitter të mërkurën: “Sapo kam mësuar se do të dëgjohem nesër në stacionin policor të Toulon pas një ankese nga presidenti i Republikës“.
“Pra në ‘Macronia’ mund të tallesh me të pasmet e profetit, kjo është satirë, por të bësh që presidenti të duket si një diktator është blasfemi“, shtoi ai.
Posteri fyes portretizon Macron me uniformën e udhëheqësit nazist Hitler, me mustaqe të vogla, dhe një mesazh që thotë: “Binduni, vaksinohuni”.
Ajo u shfaq ditët e fundit në dy tabela me përmasa katër metra me tre metra, të vendosura në një rrugë me katër korsi pranë hyrjes në Toulon.
Ndërsa Flori është mbrojtur duke thënë: “Ju e shihni Hitlerin, por ju mund ta shihni Stalinin, ose unë shoh Charlie Chaplin në diktatorin”.
Nuk është hera e parë që posterët e tij, të cilët ai përdor rregullisht për të komentuar çështje politike ose të shoqërisë, tërheqin kritika ose e fusin atë në telashe ligjore./euronews/UBTNews