UBT News

Presidenti kolumbian thotë se ekipi ligjor i Afrikës së Jugut meriton çmimin Nobel

Presidenti kolumbian, Gustavo Petro, i cili ka shprehur vazhdimisht mbështetje për padinë që ngriti Afrika e Jugut në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë ndaj Izraelit, më herët e ka cilësuar luftën e Izraelit ndaj Gazës si “gjenocid”.

“Nëse dikush do ta meritonte çmimin Nobel për Paqe sot do të ishte ekipi ligjor i Afrikës së Jugut që ka paraqitur një padi kundër Netanyahut për gjenocid në mbrojtje të popullit palestinez”, shkroi ai në një postim në X.

Edhe Qeveritë e Argjentinës, Bolivisë, Kilit dhe Perusë kanë dënuar veprimet e Izraelit gjatë muajve të fundit./UBTNews/

Exit mobile version