Presidenti kinez, Xi Jinping, do të vizitojë Rusinë javën e ardhshme nga e hëna deri të mërkurën si shenjë mbështetjeje për Rusinë.
Nuk janë dhënë detaje të tjera por kjo vizitë vjen pasi Kina deklaroi se ka një miqësi “pa kufi” me Rusinë vitin e kaluar.
Kina poashtu ka refuzuar të dënojë pushtimin rus të Ukrainës, duke thënë se territori integral i të gjitha vendeve duhet të respektohet.
Vizita u njoftua nga Rusia, me Kremlinin që tha se vizita ishte me ftesë të Vladimir Putinit.
Kremlini ka thënë se të dy presidentët do të flasin për zhvillimin e bashkëpunimit dhe ndërveprimit strategjik midis dy vendeve.
Ata poashtu do të nënshkruajnë “dokumente të rëndësishme bilaterale”./UBTNews/