Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian tha se Izraeli do të përballet me një reagim të ashpër nëse nuk i ndalon ato që ai i quajti “krimet e tij”.
“Nëse regjimi sionist (Izraeli) nuk i ndal krimet e tij, ai do të përballet me reagime më të ashpra”, tha ai për mediat shtetërore teksa nisej për një udhëtim të planifikuar në Katar.
Pezeshkian tha se qëllimi i parë në Doha ishte diskutimi i lidhjeve dypalëshe dhe nënshkrimi i marrëveshjeve me qeverinë e Katarit. Ai do të marrë pjesë gjithashtu në një samit të Dialogut të Bashkëpunimit Aziatik.
“Qëllimi i dytë është të diskutohet se si vendet aziatike mund të parandalojnë krimet izraelite në rajon…dhe të parandalojnë armiqtë që të shkaktojnë trazira në Lindjen e Mesme”, tha ai./UBTNews/