Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, i cili ndodhet në Irak në vizitën e parë jashtë vendit si president iranian, ka reaguar pas “masakrave” të Izraelit në Gaza kundër “grave, fëmijëve, të rinjve dhe të moshuarve”.
“Ata bombardojnë spitalet dhe shkollat”, tha ai në Bagdad.
“Të gjitha këto krime po kryhen duke përdorur municione dhe bomba evropiane dhe amerikane”, shtoi ai./UBTNews/