Derisa Izraeli po vazhdon sulmet ajrore në Gaza, presidenti i Iranit e akuzoi Izraelin se po kryen “gjenocid”.
Presidenti Ebrahim Raisi tha se rrethimi i plotë i Gazës – ku uji, energjia elektrike dhe derivatet janë ndërprerë – thyen të gjitha traktatet ndërkombëtare.
Raportohet se Irani financon dhe pajis Hamasin në Gaza. Por të martën, udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei tha se vendi i tij nuk qëndron pas sulmeve vdekjeprurëse të fundjavës ndaj Izraelit. Megjithatë, ai tha se ia “puth dorën” atyre që planifikuan sulmet./UBTNews/