UBT News

Presidenti iranian akuzon Perëndimin për ‘standard të dyfishtë’ rreth të drejtave të grave

Presidenti iranian Ebrahim Raisi akuzoi të mërkurën Perëndimin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për “standarde të dyfishta” sa i përket të drejtave të grave.

Kjo vjen teksa vendi i tij është përfshirë nga protestat për vdekjen e vajzes 22-vjeçare, Mahsa Amini, e arrestuar nga e ashtuquajtura ‘polici morale’ për sipas tyre “vendosje të pahijshme të mbulesës”.

“Ne kemi këtë standard të dyfishtë ku vëmendja është e përqendruar vetëm në njërën anë dhe jo në të gjithat”, tha kleriku i linjës së ashpër në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke treguar vdekjen e grave indigjene në Kanada dhe veprimet izraelite në territoret palestineze./UBTNews/

Exit mobile version