UBT News

Presidenti i Vietnamit jep dorëheqje

Presidenti i Vietnamit, Nguyen Xuan Phuc ka dhënë dorëheqje pasi Partia Komuniste në pushtet e fajësoi atë për “shkelje dhe keqbërje” nga zyrtarët nën kontrollin e tij, njoftoi qeveria të martën.

Phuc, një ish-kryeministër i njohur gjerësisht për përshpejtimin e reformave pro-biznesit, mbajti postin e presidentit që nga viti 2021 dhe është zyrtari më i lartë i shënjestruar nga fushata kundër korrupsionit.

Vietnami nuk ka sundimtar kryesor dhe zyrtarisht udhëhiqet nga katër “shtylla”: sekretari i partisë, presidenti, kryeministri dhe kryetari i dhomës.

Sipas Qeverisë, ai ishte përgjegjës për shkeljet e kryera nga shumë zyrtarë, në mesin e tyre dy zëvendëskryeministra dhe tre ministra./UBTNews/

Exit mobile version