Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është pritur sot në një takim të ngrohtë nga presidenti i Singaporit, Tharman Shanmugaratnam.
Takimi i tyre u zhvillua në kuadër të vizitës së presidentes atje, në vazhdën e pjesëmarrjes së saj në disa prej forumeve dhe eventeve më të rëndësishme ekonomike.
“Falënderoj Presidentin e Singaporit, Tharman Shanmugaratnam për pritjen e ngrohtë!
Presidentin Shanmugaratnam e urova për marrjen e detyrës dhe njëkohësisht patëm diskutim përmbajtësor për thellimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve tona, sidomos në fushën e bashkëpunimit ekonomik”, tha mes tjerash Osmani.