Presidenti i Shri Lankës, Gotabaya Rajapaksa u largua nga Maldivet pasi iku nga vendi i tij mes kolapsit ekonomik dhe krizës politike. Ai hipi në një aeroplan të Saudi Airlines që do ta çojë në Singapor dhe më pas në Jeddah, Arabi Saudite, thanë të enjten zyrtarë të qeverisë së Maldiveve.
Rajapaksa u largua nga Shri Lanka mëngjesin e së mërkurës ndërsa protestuesit hynë në ndërtesën qeveritare për të kërkuar dorëheqjen e tij./UBTNews