UBT News

Presidenti i Shri Lankës ik në Maldive me avion ushtarak

Presidenti i Shri Lankës, Gotabaya Rajapaksa ka fluturuar drejt Shri Lankës me avion ushtarak, mes protestave masive për krizën ekonomike në vend. Forcat ajrore të vendit konfirmuan se 73-vjeçari fluturoi në Maldive me gruan e tij dhe dy zyrtarë të sigurisë.

Largimi i Rajapaksa-s i jep fund dinastisë familjare që ka dominuar politikën e Shri Lankës në dy dekadat e fundit. Presidenti u fsheh pasi turmat hynë në rezidencën e tij të shtunën. Ai u zotua se do të japë dorëheqje të mërkurën, më 13 korrik.

Një burim i tha BBC-së se Rajapaksa nuk do të qëndrojë në Maldive dhe po planifikon të udhëtojë në një vend të tretë. Vëllai i tij, ish-ministri i Financave, Basil Rajapaksa, gjithashtu është larguar nga Shri Lanka dhe thuhet se do të shkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./UBTNews/

Exit mobile version