Presidenti polak, Andrzej Duda rezultoi pozitiv me COVID-19, njoftoi një ndihmës i lartë të mërkurën në Twitter.
“Presidenti ndihet mirë, nuk ka probleme serioze dhe është nën mbikëqyrjen e vazhdueshme mjekësore”, deklaroi Pawel Szrot, ndihmës i lartë.
Presidenti polak është në vetizolim. Kjo është hera e dytë që Duda rezultoi pozitiv me COVID-19./UBTNews