Presidenti i Mikronezisë e ka akuzuar Kinën për ryshfet, ngacmim dhe “luftë politike”, në një letër drejtuar legjislaturës së vendit të tij.
“Thënë thjesht, ne jemi dëshmitarë të një lufte politike në vendin tonë”, i paralajmëroi ligjvënësit lideri në largim, David Panuelo, duke detajuar akuzat për spiunazh, shtrëngim të zyrtarëve qeveritarë dhe “kërcënime të drejtpërdrejta” kundër sigurisë së tij personale.
Panuelo ka shprehur edhe më parë shqetësime për rritjen e fuqisë së Pekinit në Paqësorin Jugor, duke kundërshtuar më së shumti një marrëveshje sigurie që mund t’ia mundësojë trupave kineze të dislokohen në rajon.
Kina, tha ai, ka “demonstruar një aftësi të mprehtë për të minuar sovranitetin tonë, hedh poshtë vlerat tona dhe përdor zyrtarët tanë të zgjedhur dhe të lartë për qëllimet e tyre”./UBTNews/