Presidenti i Meksikës, Andrés Manuel López Obrador ka thënë se do të mbështeste një marrëveshje me disa nga kartelet më të fuqishme dhe të dhunshme të vendit, në mënyrë që të ndalojë gjakderdhjen.
Komentet nga López Obrador, ose Amlo siç njihet zakonisht, erdhën pasi një aktiviste që kërkonte vëllain e saj të zhdukur publikoi një letër të hapur drejtuar dhjetë grupeve të krimit të organizuar duke u bërë thirrje atyre që të ndalojnë praktikën e zhdukjes me forcë.
“Jam dakord dhe shpresoj se do të arrijmë paqen – kjo është ajo që ne të gjithë duam”, tha Amlo gjatë konferencës së tij të përditshme për shtyp në mëngjes, kur u pyet për paktin e propozuar. “Dhuna është irracionale dhe ne do të vazhdojmë të kërkojmë paqe, për të arritur paqe dhe kjo është ajo që po bëjmë. Dhe nëse ka një iniciativë të këtij lloji, sigurisht që ne e mbështesim atë.”
Më shumë se 100 mijë njerëz janë zhdukur në Meksikë që nga viti 1964, shumica në 15 vitet e fundit apo më shumë qëkur qeveria në atë kohë filloi luftën e saj kundër karteleve, duke dërguar ushtrinë në rrugë dhe duke rrëzuar liderët kryesorë të krimit të organizuar./UBTNews/