Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nausėda shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, raporton Reuters. Nausėda thotë se e ka në plan të dërgojë ushtrinë për të mbrojtur kufijtë e saj në përgjigje të “shqetësimeve dhe provokimeve të mundshme për shkak të forcave të mëdha ushtarake të grumbulluara në Rusi dhe Bjellorusi”.
Ndërkohë Kaja Kallas, kryeministrja e Estonisë – shtet ky që kufizohet me Rusinë – i tha BBC News “ne do ta ndihmojmë Ukrainën me të gjitha mjetet që i kemi në dispozicion”, duke përfshirë mbështetjen politike dhe duke dërguar armë.
Kallas thotë se “duhet të bëjmë gjithçka në nivel të BE-së dhe NATO-s që ky agresion të mos zgjerohet”. Ajo ka këshilluar estonezët të qëndrojnë të qetë dhe thotë se aktualisht nuk përbën kërcënim për kufijtë e Estonisë./UBTNews/