UBT News

Presidenti i Kinës zotohet kundër rikthimit të tensioneve të ‘epokës së Luftës së Ftohtë’

Presidenti kinez, Xi Jinping, paralajmëroi të enjten kundër një rikthimi në tensionet e epokës së Luftës së Ftohtë, duke kërkuar bashkëpunim më të madh për rimëkëmbjen e pandemisë dhe ndryshimet klimatike, përcjell UBT News.

Krahas tensioneve në rritje me Shtetet e Bashkuara për Tajvanin, Xi tha se të gjitha vendet në rajon duhet të punojnë së bashku për sfidat e përbashkëta.

“Rajoni Azi-Paqësor nuk mund dhe nuk duhet të kthehet në konfrontimin dhe ndarjen e epokës së Luftës së Ftohtë”, tha ai,

Udhëheqësi kinez bëri thirrje për një përpjekje të përbashkët për të mbyllur “boshllëkun e imunizimit”, duke i bërë vaksinat Covid-19 më të aksesueshme për vendet në zhvillim.

Xi tha se vendet duhet të rrisin bashkëpunimin në kërkimin, prodhimin, testimin dhe njohjen e ndërsjellë të vaksinave, “për të dalë nga hija e pandemisë dhe për të arritur rimëkëmbjen e qëndrueshme ekonomike në një datë të hershme”./UBTNews/

Exit mobile version