Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se ai “kërkoi fuqishëm” për akses të menjëhershëm humanitar dhe kalim të sigurt nga Mariupol dhe qytete të tjera të rrethuara në një telefonatë me presidentin rus Vladimir Putin të premten.
Michel “përsëriti me vendosmëri qëndrimin e BE-së: mbështetje për Ukrainën dhe sovranitetin e saj, dënim dhe sanksione për agresionin e Rusisë”, tha ai të premten në një postim në Twitter./UBTNews/