Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog ka mohuar se Izraeli është duke bombarduar spitalin më të madh në Rripin e Gazës.
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) njoftoi se situata në spitalin Al-Shifa është e rëndë, si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri dhe bombardimeve të vazhdueshme në zonë.
Mjekët thonë se foshnjet e porsalindura kanë vdekur pasiqë energjia elektrike për inkubatorë u ndërpre për shkak të mungesës së derivateve. Herzog i mohoi këto deklarata dhe insistoi se ka energji elektrike.
Mëngjesin e së dielës, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se ka humbur komunikimin me kontaktet e saj në Al-Shifa, me stafin dhe pacientët./UBTNews/