Isaac Herzog thotë se Izraeli është i angazhuar për të shkatërruar armiqtë, duke shtuar se situata është “ekstremisht e komplikuar dhe fragjile”
“Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të qytetarëve tanë”, deklaroi Herzog.
Ai diskutoi gjithashtu edhe për situatën në veri të Izraelit ku përleshjet mes ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut janë intensifikuar që nga fillimi i luftës më 7 tetor.
“Ne po e ndjekim nga afër situatën”, tha ai, duke shtuar se ndërsa vendi nuk po kërkon konfrontimin në kufirin e tij, Libani “po luan me zjarrin”.
“Nëse Hezbollahu na tërheq në një luftë, duhet të jetë e qartë se Libani do të paguajë çmimin”./UBTNews/