Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi tha të mërkurën se raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të përmirësohen nëse administrata e Bidenit dëshmon që dëshiron t’i kthehet marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, dhe se hapi i parë duhet të jetë lehtësimi i sanksioneve.
Në një konferencë për media ai tha se amerikanët kanë kontaktuar përmes disa kanaleve “duke thënë se dëshirojnë të kenë dialog, por ne besojmë se ai duhet të shoqërohet me veprim”. Veprimi mbi sanksionet mund të jetë “një bazë solide për vazhdimin e diskutimeve”, tha ai.
Lideri iranian shtoi se: “Ne nuk jemi larguar nga tavolina e diskutimeve”.
Raisi tha se tërheqja e Amerikës nga marrëveshja e vitit 2015, që synonte frenimin e programit bërthamor të Iranit, shkeli angazhimet e SHBA, përfshirë sanksionet./UBTNews/