Presidenti iranian, Ebrahim Raisi tha se armiqtë e Teheranit janë fajtorë për helmimet e qindra nxënëseve në shkolla në të gjithë vendin.
Helmimi në më shumë se 30 shkolla në të paktën katër qytete filloi gjatë muajit nëntor në qytetin e shenjtë të Iranit, Qomi, duke shtyrë disa prindër të largojnë fëmijët e tyre nga shkolla.
Ministri i Shëndetësisë së Iranit tha të martën se qindra vajza në shkolla të ndryshme janë prekur dhe disa politikanë thanë se nxënëset mund të ishin në shënjestër të grupeve fetare që kundërshtojnë shkollimin e vajzave.
“Ky është një projekt sigurie për të ngjallur kaos në një vend ku armiku kërkon të nxisë frikë dhe pasiguri midis prindërve dhe studentëve”, tha ai.
Nuk i përmendi me emra se cilët janë ata armiq, megjithëse udhëheqësit e Iranit kryesisht hedhin akuza ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit.
Mediat sociale janë të stërmbushura me foto dhe video të vajzave të shtrira në spital./UBTNews/