Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka rezultuar pozitiv me COVID-19. 42-vjeçari e bëri testin pasi iu shfaqën disa simptoma, dhe tani ai do të vetizolohet për shtatë ditë, thuhet në një njoftim nga Pallati Elysee.
Macron është ende i ngarkuar dhe do të punojë nga distanca.
Që nga fillimi i pandemisë në Francë janë konfirmuar dy milionë raste dhe janë raportuar 59 mijë e 400 raste të vdekjes./UBTNews