Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka theksuar se rendi botëror aktual është “i mangët dhe i padrejtë”, duke bërë thirrje për ndërtimin e një rendi të ri global. Ai e shprehu këtë shqetësim gjatë një fjalimi në hapjen e “Takimit për Paqe”, organizuar nga komuniteti katolik Sant-Egidio në Paris.
Në fjalimin e tij, Macron u fokusua në marrëdhëniet midis Francës dhe Rusisë, si dhe në organizimin e Bashkimit Evropian (BE) dhe sistemin ndërkombëtar. Ai theksoi se pas luftës Rusi-Ukrainë, është e nevojshme të rishikohen këto marrëdhënie dhe të mendohet për një strukturë të re evropiane.
Macron kritikoi gjithashtu strukturën aktuale të sistemit ndërkombëtar, duke e cilësuar atë si të pashembullt dhe të padrejtë, veçanërisht për faktin se shumë vende me popullsi të madhe nuk kanë përfaqësim të mjaftueshëm. Ai theksoi se ka një nevojë të qartë për një rend të ri ku asnjë vend nuk mund të bllokojë veprimet e të tjerëve dhe ku të gjitha shtetet të kenë përfaqësim të drejtë në institucione si Kombet e Bashkuara, Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Macron përfundoi me thirrjen për një sistem më të drejtë dhe të përfshirës, që do të kontribuonte në stabilitetin global dhe do të reflektonte realitetet e reja gjeopolitike./UBTNews/