Presidenti finlandez, Sauli Niinisto do ta vizitojë presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan në fund të kësaj jave për të diskutuar rreth aplikimit të këtij shteti për t’iu bashkuar NATO-s.
Vizita me ftesë të presidentit Erdogan, do të mbahet të enjten dhe të premten, konfirmoi presidenca turke.
Niinisto do të vizitojë së pari zonat e prekura në juglindje të Turqisë dhe pastaj do të shkojë në Stamboll për bisedime./UBTNews/