UBT News

Presidenti i Filipineve kërcënon me burg personat që refuzojnë të vaksinohen

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte i kërcënoi me burg personat që refuzojnë të vaksinohen kundër COVID-19, teksa vendi po përballet me valën më të keqe të pandemisë, me mbi 1.3 milion raste dhe 23 mijë të vdekur.

“Ju zgjidhni, ose vaksinën ose burgun”, deklaroi Duterte në një televizion, pas raportimeve për pjesëmarrje të ulët në vaksinim.

“Mos më keqkuptoni, vendi po përballet me krizë. Jam i irrituar nga filipinasit që s’po i përmbahen rregullave të Qeverisë”, deklaroi ai.

Deri më 20 qershor, autoritetet filipineze kanë vaksinuar plotësisht 2.1 milionë banorë, një përparim i ngadaltë karshi targetit të Qeverisë për të vaksinuar 70 milionë banorë brenda këtij viti nga 110 milionë sa janë gjithsej.

Duterte po ashtu nuk lejoi hapjen e shkollave./UBTNews

Exit mobile version