UBT News

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe fton Netanyahun e Izraelit të vizitojë Abu Dhabin

Ish-kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili fitoi zgjedhjet e fundit për Knesset, ka thënë se presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed e ftoi atë të vizitojë Abu Dhabin për të forcuar lidhjet dypalëshe.

“Kam biseduar me mikun tim, presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed, dhe ne kemi rënë dakord të promovojmë më tej marrëdhëniet pas marrëveshjes historike të paqes që arritëm së bashku”, shkroi Netanyahu të enjten në Twitter.

“Sheikh bin Zayed më ftoi të vizitoj vendin e tij në mënyrë që të mund të avancojmë marrëdhëniet tona së bashku. E falënderoj për bisedën dhe raportet e shkëlqyera mes nesh!”, shkroi ai tutje./UBTNews/

Exit mobile version