Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah El-Sisi, në fjalën e tij hapëse në COP27 tha se vendet duhet të “punojnë dorë për dore” për të trajtuar “një nga çështjet më urgjente me të cilat përballet planeti, ndryshimi i klimës”.
Ai tha se qyteti ku po mbahet konferenca, në Sharm El-Sheik, është qyteti i parë egjiptian që ka kaluar nëpër fillimet e një revolucioni të gjelbër.
El-Sisi tha se ne të gjithë ndajmë një planet, një të ardhme, një qëllim dhe një shpresë, porse sipas tij, bota po përballet me “katastrofa njëra pas tjetrës” dhe se “planeti është bërë një botë vuajtjesh sot”./UBTNews/