UBT News

Presidenti i Bjellorusisë: Ne ‘do të luftojmë përkrah Rusisë’ nëse Putini shkon në luftë

Bjellorusia do të luftojë përkrah Rusisë nëse Moska pushton Ukrainën, tha të premten Alexander Lukashenko, edhe pse kryediplomati rus tha se Kremlini nuk kishte ndërmend të shkonte në luftë, përcjell UBT News.

“Nëse ka një agresion kundër Bjellorusisë, do të ketë qindra mijëra ushtarë rusë. Të cilët, së bashku me qindra mijëra bjellorusë, do ta mbrojnë këtë tokë”, tha ai.

Por ashtu si ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili tha të premten se Rusia “nuk do një luftë”, Lukashenko paralajmëroi se nëse do të kishte një konflikt “nuk do të kishte fitues”.

“Të gjithë do të humbasin gjithçka”, tha ai.

Moska dhe Minsku janë aleatë kryesorë, me Putinin që i dha mbështetje kryesore Lukashenkos gjatë protestave që pasuan rizgjedhjen e tij të diskutueshme në 2020./UBTNews/

Exit mobile version